Të gjithë në mbështetje të Skënderbeut në orën 13:00. Ja kush kërkon…
- Apr 27, 2024
- 1 min read
Sot luhen verdiktet e sezonit edhe për të rinjtë e Skënderbeut, pra për ata U-19. Në orën 13:00 në aneksin e stadiumit "Skënderbeu" djemtë korçarë luajnë kundër ekipit të Bylisit dhe këtu do të vendosen sot fatet e vendit të parë.
Djemtë e Klejdi Lartit dhe Niqifor Vierosit kërkojnë të shkruajnë një tjetër histori me djemtë e talentuar të futbollit korçar duke sjellë në Korçë titullin kampion.
















