top of page

TË SHTUNËN kthehet Ardit Nikaj. Ka balotazh në sulm / Franklin-Lika po bindin…

  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Deri pak javë më parë Skënderbeu nuk po gjente dot golat, ndërkohë që në tri javët e fundit skuadra ka shënuar 6 gola, që nuk janë pak.

Këtë të shtunë Skënderbeu do të ketë edhe një rikthim tjetër në sulm, teksa Ardit Nikaj do të kthehet pas pezullimit për kartonin e kuq që mori në ndeshjen ndaj Teutës në Korçë.

Një rikthim si ky i Nikajt është me shumë vlera për Skënderbeun, por ndërkohë reparti i sulmit duket se po rikthehet në ditët e veta më të mira dhe lojtarët që kanë qëndruar në stol kanë treguar rritje.

Themi këtë pasi Franklin Ahanonu ka disa ndeshje që po aktivizohet dhe ka shënuar jo pak, por tre gola. Së fundi, në formacion ishte edhe Gresild Lika, lojtar që shënoi një gol, një tjetër ju anulua dhe bëri një paraqitje vërtet të shkëlqyer.

Duke shtuar edhe Ermir Rashicën, që ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Skënderbeut, janë katër lojtarë tashmë që janë në balotazh për 3 vende.

Zgjedhjen do ta bëjë trajneri Ivan Gvozdenoviç, i cili së pari ndjehet mirë që sulmi u zhbllokua, por që gjithsesi deri të shtunën ndaj Erzenit pritet të vendosë për treshen sulmuese që do të luajë nga starti.




 
 
bottom of page