Tërmetet në Santorini/ Shkencëtarët janë përballë dy skenarëve, çfarë pritet që të ndodhë
- Korca Boom
- Feb 6
- 2 min read
Disa ditë më parë filluan tërmetet në Santorini dhe ishujt përreth Detit Egje. Tërmeti më i fortë u regjistrua të mërkurën, me magnitudë 5.2, por nuk pati të lënduar apo dëme materiale, përveç rrëshqitjes së dherave, e cila deri tani nuk ka shkaktuar probleme. Shkencëtarët dhe sizmiologët grekë janë të bashkuar në vlerësimet e tyre për mundësinë e ndodhjes së lëkundjeve sizmike të tjera në rajon.
Situata është nën monitorim të vazhdueshëm nga Komiteti grek i Rrezikut Sizmik dhe Vullkanik. Sipas tyre, lëkundjet e magnitudës së ngjashme mund të vazhdojnë për disa ditë ose mund të ndodhë një tërmet më i fortë.
Megjithatë, kreu i komitetit tha se mundësia për një tërmet me magnitudë 6.2 ose 6.5 ishte shumë e vogël, ndërsa një tërmet me magnitudë 6 mbetet më i mundshëm. Ekspertët shpjegojnë se tërmetet me magnitudë 6 dhe 6.5 ndodhin me një ndryshim të madh në energjinë që çlirojnë.
Sipas sizmiologëve, lëkundjet mund të vazhdojnë për 1 deri 2 javë, dhe një shqetësim tjetër është mundësia e aktivizimit të vullkanit në Santorini, që ka pasur aktivitet të mëparshëm.
Megjithatë, shkencëtarët vlerësojnë se nuk ka mundësi që këto tërmete të shkaktojnë një shpërthim vullkanik.
A few days ago, earthquakes began in Santorini and the surrounding islands of the Aegean Sea. The strongest earthquake was recorded on Wednesday, with a magnitude of 5.2, but there were no injuries or material damage, except for a landslide, which so far has not caused any issues.
Greek scientists and seismologists agree on the possible scenarios for continued seismic activity in the region. The situation is under constant monitoring by the Greek Committee for Seismic and Volcanic Risk. According to them, tremors of a similar magnitude may continue for several days, or there may be a larger earthquake.
“KORÇA BOOM”


















