U 14 skënderbeu mposht apoloninë 3 gola më përmbysje për bardhekuqtë
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_40dcef685aa84e4c9bbd4b9e83280e98mv2-1.jpg U-14 Skënderbeu – U-14 Apolonia 3-1Shënues:Çarçellari 21’, Laloti 49’, Nasi 55’ / Voskopoja 6’Skënderbeu për U-14 ka arritur një fitore me përmbysje paraditen e sotme ndaj Apolonisë, ndeshje që u luajt në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.Në fakt të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Fieri që do të shënonin që në minutën e 6-të me anë të Voskopoja dhe pas pësimit të golit Skënderbeu nuk fal dhe barazon rezultatin në 1-1 që në minutën e 21-të.Me këtë rezultat është mbyllur fraksioni i parë i lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë vijnë edhe dy gola të tjerë me autor Laloti dhe Nasi.Përfundimisht 3-1 për Skënderbeun në një ndeshje që u komandua nga vendasit dhe fituan me meritë në këtë javë të 20-të. Pas përfundimit të kësaj jave Skënderbeu e shikon veten pas Partizanit në kuotën e 15 pikëve, teksa të kuqtë kanë tre pikë më shumë se Skënderbeu.Suksese djema!















