U-21 / Shqipëri-Mal i Zi (Pjesa e parë )
- Oct 17, 2023
- 1 min read
Shpipëri-Mali i Zi 1-0
Shënues: Berisha 27’(11m)
Ekipi ynë ka qenë këmbëngulës në 15-të minutat e para. Ka qenë shkodrani i korçarëve, Ardit Nikaj në dy momente që i është afruar golit, por i pasaktë në finalizim.
Në minutën e 17-të është Doskoviç që rrezikon me kokë për miqtë. Në minutën e 26 Shpendi pengohet në zonë dhe penallti për tanët. Nga pika e bardhë Berisha tregohet i saktë, duke zhbllokuar rezultatin. Minutat pas këtij goli janë të qeta, asgjë për t'u vlerësuar, me ngacmime të pakta në hyrje të zonës.
Bajoviç, kapiteni i malazezëve ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 38-të, duke vështirësuar pozitat e miqve. Shpendi ka gjuajtur fort në hyrje të zonës, por pret portieri malazes në minutën e 40-të.
Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.
















