top of page

U akuzua se tentoi t’i vinte zjarrin shërbimit të dializës në Korçë, 67-vjeçari Kujtim Mero: Nuk jam çmendur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 3 min read

Pacienti Kujtim Mero, i cili një ditë më parë u akuzua se kërcënoi stafin mjekësor të repartit të dializës në Korçë duke pretenduar se do t’i vinte flakën vetes me benzinë, ka reaguar duke mohuar këto pretendime. Ai shpjegoi se ishte thjesht në spital për të marrë trajtimin e tij të rregullt të dializës dhe se debatoi me stafin për shkak të vonesave në shërbim.

Sipas tij, nuk është e vërtetë që mbante me vete bidonë me benzinë dhe se e vetmja gjë që kishte ishte buka e tij. “Janë shpifje, nuk është e vërtetë që kam pasur benzinë me vete. Unë nuk kam arritur në atë pikë siç mendojnë ata dhe siç përpiqen të më paraqesin si një person të çmendur. Nëse do të kisha ndonjë problem personal me dikë, unë di ta zgjidh me atë person dhe jo me veprime të tilla ekstreme. Unë jam një njeri që e di mirë çfarë bën, sepse po i afrohem moshës 70 vjeç dhe nuk bëj gabime të tilla,” u shpreh ai.

Mero theksoi se debati ndodhi pasi ai kishte tre seanca të munguara të dializës gjatë muajit janar dhe kjo situatë e bëri të ndjehej i pakënaqur. Ai e konsideron ngjarjen si një kurth të organizuar nga persona të caktuar për ta provokuar. “Gjithçka ishte e përgatitur më parë, më futën në këtë situatë me qëllim që unë të debatoja. Por unë isha shumë i qetë dhe nuk kisha ndërmend të bëja asnjë veprim të dhunshëm,” tha ai.

Ai gjithashtu mohoi që policia të ketë gjetur ndonjë lëndë djegëse me të kur mbërriti në spital. “Çfarë do të më gjenin? Nuk kisha asgjë me vete. Edhe kur erdhi policia, më kontrolluan dhe nuk gjetën asnjë send të dyshimtë. Të gjitha këto janë sajesa dhe shpifje,” theksoi ai.

Një tjetër çështje që ngriti Mero ishte transporti i tij për në spital, pasi ai kërkoi që makina që e transporton të ndërrohej për shkak të një defekti, por nuk iu plotësua kërkesa. “Thjesht kërkova të më ndërronin makinën, sepse ajo që më çon zakonisht kishte një problem, por ata nuk ma ndërruan. Unë nuk kërkova asgjë më shumë, por më pas ndodhi kjo situatë e sajuar,” tha ai.

Në fund, ai përsëriti se është një pacient që kërkon vetëm të marrë trajtimin e tij të duhur dhe se nuk ka asnjë qëllim për të bërë veprime të dhunshme. “Unë dua vetëm të marr dializën në kohë dhe siç më takon. Nuk kam probleme me askënd dhe nuk kam menduar ndonjëherë të dëmtoj veten apo të tjerët. Por më trajtuan si të çmendur, edhe pse nuk është aspak e vërtetë. Gjithçka që ndodhi ishte një sajesë e pastër,” përfundoi ai.

Patient Kujtim Mero, who was accused the previous day of threatening the medical staff at the dialysis ward in Korçë by allegedly attempting to set himself on fire with gasoline, has responded by denying these claims. He explained that he was simply at the hospital to receive his regular dialysis treatment and that he had an argument with the staff due to delays in service.

According to him, it is not true that he was carrying gasoline canisters, stating that the only thing he had with him was his food. “These are slanders; it is not true that I had gasoline with me. I have not reached that point as they think, and as they try to portray me as a mad person. If I had a personal issue with someone, I know how to resolve it directly with that person and not through such extreme actions. I am someone who knows exactly what I am doing, as I am approaching the age of 70 and do not make such mistakes,” he stated.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page