Udhëtim mes poezisë me Arjan Kallço dhe nxënësit e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”
- Oct 21, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-46.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-27.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-40.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-43.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-51.jpg
Antologjitë e autorëve botërorë luajnë një rol të rëndësishëm në pasurimin e peizazhit kulturor të një kombi, duke sjellë zëra të rinj dhe perspektiva nga kultura të ndryshme. Kjo përzgjedhje poetike, e përkthyer mjeshtërisht nga Arjan Kallço, i cili ka sjellë këto poezi në gjuhën shqipe me një përkushtim të veçantë, së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe mesuesin e letersisë Rezar Naço udhëtuam përmes poezisë për të përjetuar emocione, ide dhe tradita të pasura nga e gjithë bota. Aktiviteti u pasurua me vargjet e ndjera të Dritëro Agollit, “Kur te jesh mërzitur shumë”, kënduar nga kantautori Maksi Kulla. “Liqeni i Shpirtit Tënd” është shumë më tepër se një antologji. Ajo është një thesar i letërsisë botërore, që zgjon ndjenja universale dhe ofron dritë të re mbi përvojat njerëzore.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















