top of page

Ujqërit e dëborës gati ti kundërpërgjigjen fanatiksave i kujtojnë këtë banderolë enkas për tiran

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_c1129f1844204dd1ac63216042f5cd83mv2-1.jpg Ndërkohë që sfida e së hënës është ndezur, janë “ujqërit e dëborës” që tashmë kanë filluar përgatitjet për të hënën, ditë që kanë premtuar se do të jetë “zjarr” në shkallët e stadiumit në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.Janë pikërisht “ujqërit” që kanë ruajtur surpriza edhe për tifozërinë e Tiranës dhe jo vetëm që do të jenë të shumtë, por kanë premtuar se do të bëjnë që në stadium fanatiksat nuk do të ndihen fare.Jo më kot vjen edhe kjo banderola super që shikoni më poshtë, banderolë që është përgatitur enkas për Tiranën 8 vite më parë. Dhe, me këtë i kujtojnë fanatiksave se të hënë do të presin të njëjtën gjë me banderola të shumta, fishekjzarrë dhe çdo gjë që do ta bëjë atmosferën super në shkallët e stadiumit.“Ujqërit” nuk ka dyshime që do ti bëjnë një pritje speciale Tiranës dhe tashmë mbetet vetëm dita, pasi dueli ka filluar në rrjetet sociale.Skënderbeu-Tirana të hënë do të jetë më shumë se një përballje.

 
 
bottom of page