top of page

“Ujqërit e dëborës” kërkojnë autobusë për ndeshjen e së premtes! Klubi gati

  • May 14, 2024
  • 1 min read

Janë “ujqërit e dëborës” ata që tashmë presin një “ok” nga presidenti Ardjan Takaj në lidhje me autobusët që pritet të vendosen falas në qytetin juglindor.

Ka qindra kërkesa që kanë mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me atë që të gjithë duan të jenë të premten në mbrëmje në “Air Albania” për të ndjekur dhe mbështetur Skënderbeun

Tashmë e ka fjalën vetë presidenti Ardjan Takaj i cili do të bëjë të ditur në ditët në vazhdim në lidhje me autobusët falas që do të vihen në dispozicion të tifozërisë bardhekuqe.

Njëkohësisht përveç tifozëve që të premten do të nisen nga Korça u është bërë thirrje edhe korçarëve që jetojnë në kryeqytet, në mënyrë që të gjithë të jenë prezentë dhe sa më të shumtë në numër në mbështetje të Skënderbeut.

Pritet që edhe klubi të japë një njoftim, por që tifozët në juglindje kanë bërë kërkesën zyrtare: Duan të jenë atje të premten, në “Air Albania” në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.




 
 
bottom of page