“UJQËRIT E DËBORËS” thirrje 5 ditë para / Të dielën të gjithë në “Strofull”!
- Feb 6, 2024
- 1 min read
Këtë herë janë tifozët e Skënderbeut që po bëjnë thirrje 5 ditë përpara ndeshjes që të dielën të gjithë të jenë në stadium.
Padiskutim që këtë javë të 23-të Skënderbeu ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e tifozëve dhe “Ujqërit e dëborës” duket se janë gati edhe këtë herë që në fundjavë të jenë atje, në mbështetje të Skënderbeut.
Kjo foto që po sjellim më poshtë dhe thirrja "Të gjithë në “Strofull” ka ardhur qysh ditën e djeshme dhe do të vazhdohet deri në fundjavë në orën 17:00 , në mënyrë që mbështetja të jetë maksimale nga shkallët e stadiumit.
Skënderbeu ka treguar se në ndeshje të tilla ia ka dalë bashkë me tifozët dhe të shohim këtë javë reagimin e Skënderbeut, aq më tepër që në këtë moment pikët janë jetike.
Pritet që gjatë së enjtes të dalin në shitje edhe biletat për këtë ndeshje dhe interesimi duket përpara kohe që është i madh.
Një Bravo e madhe për “Ujqërit” që në këtë pragndeshje po organizohen në të gjitha drejtimet.
















