top of page

Universiteti “Fan S. Noli” uron 7-Marsin, Ditën e Mësuesit!

  • Mar 7, 2024
  • 1 min read

137 vite më parë u çel në Korçë “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë edukatorët, mësuesit dhe pedagogët e nderuar ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.

Histori- 7 mars 1887 u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e Parë Shqipe.

Shkollë me karakter kombëtar e laik, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.

Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.




 
 
bottom of page