URIM i veçantë / Futbollistet, motrat Zhuzhi urojnë: Gëzuar futbollisteve femra në mbarë Shqipërinë!
- Dec 31, 2023
- 1 min read
Në redaksinë e “Borça Boom” ka mbërritur një foto e veçantë, kjo për faktin se vjen nga Peshkopia. Këtë na i dërgojnë motrat e ekipit të U-13 në futboll femra.
Portierja Melisa Zhuzhi dhe mbrojtësja Jolanda Zhuzhi janë pjesëtare të ekipit të Korabit dhe të vjen mirë që futbolli për femra është prezent edhe në këtë qytet.
Një ekip që ka shumë futbolliste të talentuara dhe që shumë shpejt do t'i shohim edhe në kategoritë më lart.
Motrat Zhuzhi kërkojnë që nëpërmjet “Korça Boom” të japin një mesazh urimi por jo vetëm, kur shkruajnë se: "Ju urojmë suksese të gjitha ekipeve të futbollit për vajza, kudo që janë nga jugu në veri. Gëzuar festën e Vitin e Ri! Gëzuar 2024!
Sa më shumë suksese në veprimtaritë futbollistike. Suksese “Korça Boom” që lexohet edhe në Peshkopi!”
Kështu vajzat e talentuara të të gjithë ekipit të Korabit, janë sot pjesë e urimit.
















