top of page

VIDEO/ Në top formë hyn në dush! Roza Lati “mollë sherri” mes Klodit dhe Sarës: S’ta jap dot atë që po kërkon…

  • Jan 19, 2024
  • 1 min read

Linjat perfekte të Roza Latit në bikini teksa po hynte në dush janë kthyer në “mollë sherri” mes Sarës dhe Klodian Duros.

Ndërsa Sara dhe Egla e komplimentuan për trupin në ‘top formë’ Rozën, te dushet në momentin e ecjejakes së moderatores e cila po mblidhte produktet e nevoshme që do t’i asistonin gjatë banjës, rastisi edhe Klodi. Trajneri u ndal në një moment ndërsa banoret po diskutonin me Lisin për xhuxhin memec të Borbardhës, por është kapur “mat” nga Sara, e cila e akuzoi se po përgjonte pas derës.


Pastaj biseda ka devijuar në një diskutim komplet tjetër.

Sara: Po ti ku ishe mor? Nejse ti po ruaje me derën hapur, të pash unë aty.


Klodi: Po ç…


Sara: Po edhe po rrije aty tek dera pastaj.


Klodi: Po qëlloi momenti, s’e kam…


Sara: Për Rozën mor e kam sepse ka trupin e mirë…


Klodi: Po shumë mirë.


Sara: …dhe ka dalë cullak.


Klodi: Pse se ke parë ndonjëherë ti?


Sara: Ça do o Klodo?!


Klodi: Asgjë.


Sara: S’ta jap dot atë që po kërkon ti. Më vjen keq…


Klodi: Çfarë po kërkoj unë?


Sara: Çfarëdolloj gjëje që po kërkon, s’ta jap dot unë.


Klodi: Asnjë gjë s’po kërkoj, unë po flas.


Sara: Më fal.


Klodi: S’ke pse kërkon ndjesë sepse s’bëre nonjë gabim, thjesht bashkëbisedove.


 
 
bottom of page