Vjen konfirmimi zyrtar për Ramosin
- Sep 22, 2023
- 1 min read
Marko Ramos është gati, ky është njoftimi zyrtar që vjen nga stafi i korçarëve për mbrojtësin.
Ai pas dëmtimit që ka pasur në shpatull, nuk ka qënë në ndeshjen e kaluar dhe kjo realisht u ndje, pasi në qoftë se ka një tipar dallues është grinta e tij.
Pas disa ditësh rikuperimi, ai tani është gati dhe do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Në stërvitjen e djeshme ai ka kryer me grupin të gjithë veprimet.
















