top of page

Vjen momenti i xhamajkanit Zhordan Fleçer. Ai do të jetë në…!

  • Sep 13, 2023
  • 1 min read

Duket se tek korçarët do të ketë ndryshime në fushën e lojës përsa i përket vijës sulmuese,

kjo për faktin se Fleçer ka shumë mundësi të jetë në fushë që nga minuta e parë.

Nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga trajneri mbi formacionin, por nga stërvitjet e dy ditëve të fundit, është parë që Fleçer është vendosur si kryesori në sulm për veprimet taktike.

Në qoftë se Fleçer është në fushë, atëherë do të ketë edhe një zhvendosje të Rashicës në mesfushë. Gjithsesi, kjo është për t'u parë edhe nga seancat e fundit stërvitore, edhe nga gjendja që do të ketë vetë futbollisti.



 
 
bottom of page