VLLAZNIA / Kujdes Skënderbeun, nuk duhet nënvlerësuar!
- Dec 22, 2023
- 1 min read
Ditën e djeshme ka dalë në konferencë shtypi edhe trajneri Qatib Osman i shkodranëve. Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se ai deklaroi: "Kujdes! Nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari. Këtë u kam thënë lojtarëve të mi."
Sigurisht që kjo tregon që shkodranët nuk do ta marrin aspak lehtë sfidën e sotme, të orës 17:00 ndaj Skënderbeut.
Korçarët kanë qenë deri tani më lart se shkodranët, madje edhe në fazën e parë kur u ndeshën në Korçë, por nuk folën me nota superioriteti, përkundrazi e vlerësuan shumë ekipin e Vllaznisë.
Fusha do të vendosë sot se cila skuadër është vërtet më lart, pasi Vllaznia dhe Skënderbeu janë pranë njëra-tjetrës dhe pritet që edhe në fushë të tregojnë një forcë të madhe.
















