top of page

VLLAZNIA-SKËNDERBEU / Biletat shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe të Fëmijës. Lexoni!

  • Dec 20, 2023
  • 1 min read

Dhuro! Ku ka më bukur se të festohet mbyllja e vitit me Vllazninë në mitikun "Loro Boriçi". Për më tepër duke dhuruar për shtresat në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

Pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia fton të gjithë tifozët kuqeblu për të qenë të pranishëm në stadium ditën e premte në orën 17:00 për ndeshjen me Skënderbeun, e fundit e këtij viti dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të saj do të shkojnë për Shtëpinë e të Moshuarve dhe Shtëpinë e Fëmijës.

Prandaj: Eja edhe Ti!

Për Vllazninë dhe për të dhuruar!

Gëzojmë së bashku!

Skuadra korçare i bashkohet kësaj nisme të bukur.




 

 
 
bottom of page