top of page

Volej / Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu fiton ndaj Pogradecit

  • Nov 19, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu-Pogradeci 3-0

(25-11, 25-15, 25-19)

Në volejboll për femra skuadra korçare ka konfirmuar edhe një herë gjendjen e mirë që po kalon. Këtë herë forcën e ka treguar ndaj Pogradecit duke fituar me një rezulatat të pastër 3-0.

Në këtë mënyrë korçaret mbajnë vendin e parë dhe në vend të dytë janë liqenoret që po bëjnë mjaft mirë në këto ndeshje Kupe.

Seti i parë ka treguar diferenca në përbërje, set të cilin korçaret e kanë fituar 25-11. Në setin e dytë rriten disi pikët për Pogradecin që arrin të marrë 15 pikë, por pa mundur ta fitojë. Në setin e tretë korçaret luajnë me lojtare të stolit në përqindjen më të madhe dhe fitojnë 25-19 duke fituar kështu krejt takimin me rezutatin 3-0




 
 
bottom of page