top of page

VOLEJ FEMRA / Skënderbeu nesër përballë Pogradecit në “derbin” juglindor

  • Feb 9, 2024
  • 1 min read

E Shtunë 10.02.2024

Skënderbeu-Pogradeci

Ora: 16:00 pallati i sportit “Tamara Nikolla”

Nesër luhet java e 9-të e superligës në volejboll për femra, ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Pogradecin në “derbin” juglindjes.

Skënderbeu pak ditë më parë fitoi në Shkodër ndeshjen e vlefshme për startin e fazës së dytë, ndërkohë që fitoi me rezultatin e pastër 0-3.

Nesër është ndeshja e dytë e këtij viti dhe sigurisht që vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë të shënojnë fitoren e radhës për të mos lëshuar kreun e superligës në asnjë moment.

Takimi i nesërm do të luhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe do të startojë në orën 16:00. Skënderbeu-Pogradeci padiskutim që është një nga ato ndeshje që nuk duhet humbur.



 
 
bottom of page