top of page

VOLEJ FEMRA / Skënderbeu sot, ora 16:00 ndaj Vllaznisë. Në ligën “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu shkëputet në krye!

  • Feb 5, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për femra qysh mbrëmë ndodhet në Shkodër, atje ku pret ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e parë të fazës së dytë ndaj Vllaznisë vendase.

Sot është ndeshja e tretë në tri ditë radhazi për vajzat e Orlando Kojës, teksa dy takimet e para i luajtën për Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Skënderbeu shënoi një humbje dhe një fitore.

Ditën e parë, Skënderaj mposhti korçaret e rrjetës me rezultatin 3-2, ndërkohë që dje, në ditën e dytë Skënderbeu mposhti pastër 3-0 Prishtinën 75.

Pas përfundimit të 5 javëve në Ligën “Gjergj Kastrioti” Skënderbeu renditet në krye të grupit dhe surprizë ka qenë fitorja e Tiranës ndaj Skënderaj, duke bërë që Skënderbeu automatikisht, pavarësisht se ka edhe një ndeshje për të luajtur ndaj Tiranës, ta sigurojë kreun e grupit.

Më poshtë sjellim edhe renditjen e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Ditën e sotme Skënderbeu do të luajë një tjetër ndeshje, këtë herë ndaj Vllaznisë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ndeshje që do të startojë në orën 16:00.

Pas këtij takimi ku padiskutim që do të kërkohet vetëm fitorja, vajzat bardhekuqe do të kthehen në shtëpi.




 
 
bottom of page