top of page

VOLEJ FEMRA/ Nesër zbresin në fushë kampionet, por për Kupën e Shqipërisë!

Jan 16, 2025
2 min read

Erdhi momenti që Skënderbeu në volejboll për femra të luajë ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2025-së dhe do të jetë pikërisht ndeshja e Kupës së Shqipërisë ajo që do të çelë këtë Vit të Ri.

Teuta-Skënderbeu është përballja e nesërme për Kupën e Shqipërisë, një ndeshje që bardhekuqet do të kërkojnë ta nisin me fitore vitin dhe me objektivin e qartë për fitimin e trofeut edhe të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e nesërme starton në orën 16:00, ndërkohë që Skënderbeu është nisur qysh sot drejt qytetit bregdetar. Kujtojmë që për Kupën e Shqipërisë, Skënderbeu është në Grupin A dhe kryeson me 12 pikë në katër ndeshje. Në vendin e dytë është Teuta me 9 pikë, në të tretin Barleti Volley me 2 pikë dhe vendin e fundit Dinamo me 1 pikë.

Tashmë Kupa do të vijojë me ndeshjet e veta, deri në fazën finale dhe Skënderbeu shkon në Durrës me objekivin që ta mbyllë një orë e më parë kreun e Grupit A.

Kujtojmë që pak ditë më parë gjatë përgatitjeve të sezonit dimëror Skënderbeu zhvilloi një miqësore me Pogradecin ku e humbi me rezultatin 3-0 dhe sigurisht që nga kjo humbje bardhekuqet kanë nxjerrë mësime dhe janë gati që zyrtarisht nesër ta fillojnë këtë vit me fitore.

Suksese Skënderbe!

The moment has arrived for Skënderbeu’s women’s volleyball team to play their first official match of 2025, and it will be the match for the Albanian Cup that kicks off this New Year.

Teuta-Skënderbeu is tomorrow’s match for the Albanian Cup, a game where the red and whites will aim to start the year with a victory and with a clear objective of winning the Albanian Cup trophy as well.

Tomorrow’s match will start at 16:00, and Skënderbeu has already left for the coastal city today. It is worth noting that for the Albanian Cup, Skënderbeu is in Group A, leading with 12 points from four matches. Teuta is in second place with 9 points, Barleti Volley is in third with 2 points, and Dinamo is in last place with 1 point.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page