top of page

VOLEJ FEMRA/ Shkëlqen Skënderbeu U-18. 2 ndeshje 2 fitore!

  • Oct 21, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463979774_533713349444450_8635028548612072396_n.jpg

U-18 Gramshi – U-18 Skënderbeu 0-3

Skënderbeu në volejboll për femra duket se po kalon momente të shkëlqyera jo vetëm te ekipi i të rriturave, por edhe te moshat, që nga U-20, U-18 apo edhe në kategoritë e tjera.

Ditën e djeshme, në javën e dytë të kampionatit kombëtar U-18, Skënderbeu ka arritur një fitore të bukur në Gramsh, duke treguar se vajzat e kësaj kategorie kanë një grup të mirë dhe me shumë prespektivë dhe me nivel. 0-3 ka qenë rezultati përfundimtar i krejt takimit, ndërkohë që po sjellim edhe foton e mësipërme me vajzat e Skënderbeut U-18.

Nën drejtimin e trajnerit Julian Shishi, Skënderbeu U-18 në dy javë të luajtura ka dy fitore.

Suksese vajzave U-18 të Skënderbeut që janë një e ardhme vërtet e ndritur e Skënderbeut nesër në volejboll për femra.  

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page