top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu, në Tiranë për të siguruar vendin e parë

  • Oct 22, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463968935_956350609846512_6863854478042577270_n-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/vole-22222.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463968935_956350609846512_6863854478042577270_n.jpg

Ekipi i volejbollit femra duket qartë se në këtë sezon nuk ka rivalë, ka vetëm dhe thjesht kundërshtarë sipas kalendarit në fushën e lojës. Korçaret pasi kanë mundur Partizanin tani duan edhe revanshin e radhës, atje ku do të ndeshen me Tiranën.

Me fitoren edhe të kësaj ndeshje sipas trajnerit Orlando Koja:”Ne sigurojmë përfundimisht vendin e parë dhe do të shohim më pas për të pritur fazën finale për titull. Por unë besoj shumë se ne jemi ekipi që do të kërkojmë si të vetmin objektiv fitimin e titullit dhe për këtë po punojmë fort. Nuk ka vend për eufori por ne shikojmë veten tonë dhe jemi përqëndruar tek një stërvitje e fortë dhe me vazhdimësi për të rritur çdo lojtare tashmë. Të mos harojmë se jemi ekipi me moshën më të re 19.8 vjeç dhe kjo është një arritje e madhe për ne.“

Korçaret duan që ndeshjet e fazës finale ti zhvillojnë më shumë në fushën e tyre pasi edhe vetë publiku korçar i do vajzat ti mbështesë në Korçë dhe ti gëzohet emocioneve të titullit kampion.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1

Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                       31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page