top of page

VOLEJ FEMRA/ 1 javë para finales së Kupës ndaj Tiranës. Autobusë falas drejt kryeqytetit!

  • Mar 10, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për femra një javë përpara finales ka filluar të mendojë për atë përballje ndaj Tiranës për Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja finale Tirana-Skënderbeu do të luhet në “Feti Borova” në datën 17 mars dhe padiskutim që është një finale ku Skënderbeu do të kërkojë të sigurojë trofeun e radhës.

Pas Ligës “Gjergj Kastrioti” ku Skënderbeu

Triumfoi tashmë është radha e Kupës së Shqipërisë, një ndeshje që do të luhet në kryeqytet dhe Skënderbeu sërish do të kërkojë ta sjellë trofeun në qytetin juglindor.

Klubi shumësportësh “Skënderbeu” ka vendosur autobuzë falas për këtë finale dhe njoftimin e ka bërë që në këto momente, teksa në faqen e vet zyrtare shkruan:

“Të diel më datë 17 mars ekipi ynë luan finale e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës në Tiranë. Me këtë rast Klubi ve në dispozicion autobus falas për tifozët që janë të interesuar të shohin ndeshjen.”




 
 
bottom of page