top of page

VOLEJ Femra / Ja renditja përfundimtare e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu me diferencë të madhe

  • Dec 23, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për femra ka bërë më shumë se mirë në këtë fundvit, teka si në Ligën “Gjergj Kastrioti”, por edhe në Kupën e Shqiperisë, ka treguar diferencë dhe jo më kot kryeson në të dy këto kompeticione.

Këto dy evente janë luajtur tashmë në këtë periudhë, ndërkohë që kujtojmë se edhe në kampionat Skënderbeu në volejboll për femra kryeson tabelën e klasifikimit.

Pas 6 ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, skuadra e Orlando Kojës kryeson me pikë të plota, plot 18 dhe ka qenë Federata e Volejbollit që ka nxjerrë edhe renditjen përfundimtare.

Në grupin e vet vajzat korçare të rrjetës kanë bindur, duke lënë 8 pikë prapa vendin e dytë që mbahet nga Pogradeci që në fakt edhe kjo skuadër ka sukses.

Tashmë pas përfundimit pritet të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas ato finale për të shpallur edhe ekipin fitues të Kupës, ndërkohë që takimet do të luhen vitin e ardhshëm, siç do të luhen edhe ndeshjet e kampionatit.

Të presim tashmë 2024-ën.

Suksese vajzave të Skënderbeut! Më poshtë ju sjellim edhe renditjen:




 
 
bottom of page