top of page

VOLEJ FEMRA/ Nesër finalja e dytë/ Skënderbeu kërkon revanshin edhe në kryeqytet ndaj Tiranës

  • Apr 23, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu-Tirana është dueli i titullit kampion për këtë sezon në volejboll për femra, ndërkohë që akti i parë i këtyre përballjeve është mbyllur me fitoren e pastër 3-0 të Skënderbeut dhe me një ndeshje të bukur dhe me një pallat sporti që vetëm korçarët dinë ta mbushin.

Një ndeshje që e ngre moralisht Skënderbeun dhe pret më e qetë takimin e dytë final.

Finalja e dytë është në prag, pasi nesër në orën 19:00 tashmë është përcaktuar edhe finalja e dytë që do të luhet në Tiranë dhe Skënderbeu do të kërkojë që të fitojë edhe këtë takim për të mbyllur sa më shpejt çështjen e titullit kampion.

Fituesja shpallet me tri fitore në pesë finale, prandaj korçaret e rrjetës do të bëjnë maksimumin që titullin ta fitojnë në ndeshjen e tretë në shtëpi, por që edhe kjo përballje është e vështirë për t'u fituar nesër dhe sigurisht që Skënderbeu i Orlando Kojës do të kërkojë revanshin në kryeqytet.

Pritet që nesër në Tiranë të ketë edhe një mbështetje nga tifozëria korçare jo si në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, por që gjithsesi do të ketë nga ata që do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.

Sipas programit, sot skuadra do të niset drejt Tiranës dhe nesër në orën 19:00 të gjithë me “sy e veshë” do të jenë atje në Tiranë.

Suksese Skënderbeut nesër!

Forca vajza! Jeni më të mirat dhe titulli është vetëm i yni!




 
 
bottom of page