top of page

VOLEJ FEMRA/ Nesër inagurohet pallati i ri i sportit. Pogradeci-Lushnja hyrja falas në pallatin e ri

  • Mar 14, 2024
  • 1 min read

Ditën e djeshme është bërë edhe inagurimi i pallatit të ri të sportit në Pogradec, ndërkohë që volejbolli i femrave në këtë qytet do të rikthehet të luajë përpara tifozërisë së vet dhe prandaj ky pallat sporti do të inagurohet me këtë ndeshje të parë, nesër, të premten ora 13:00

Njoftimi i klubit pogradecar

“Të premten ju presim më Pallatin e Sportit "Arefi Berberi"

Me përfundimin e rikonstruksionit të këtij kompleksi sportiv rikthehen ndeshjet në parket të ekipit të vajzave në volejboll. Të premten ora 13:00 ekipi luan kundër Lushnjës, një ndeshje e fortë e cila kërkon mbështetjen e tifozërisë pogradecare. Edhe pse ekipi ka pak kohë që është rikrijuar, këto vajza me lojën e tyre arritën që ta ngjitin ekipin në superligë vitin e kaluar, prandaj ne dhe ju duhet t'i mbështetim maksimalisht.”




 
 
bottom of page