VOLEJ FEMRA / Pas 2 fitoreve të Ligës “Gjergj Kastrioti”, Skënderbeu sot ndaj Barleti Volej për Kupë
- Dec 11, 2023
- 1 min read
Dy ndeshje në dy ditët e fundit dhe dy fitore për Skënderbeun në Ligën “Gjergj Kastrioti”, teksa fitorja e djeshme ka qenë më e vuajtura për ekipin e drejtuar nga trajneri Orlando Koja.
Pas fitores ndaj kosovareve të Skënderaj në ditën e parë 3-1, ditën e djeshme Skënderbeu ka arritur një fitore që as vetë nuk e mendonte për nga mënyra se si rrodhën ngjarjet. Pristhina ’75 kryesonte 2-0 në dy setet e para dhe më pas vajzat bardhekuqe përmbysin rezultatin duke fituar 3-2 krejt takimin dhe duke shënuar dy fitore,ç në dy ndeshjet e para.
Këtu përfundon për momentin Liga “Gjergj Kastrioti”, ndërkohë që Skënderbeu dje nuk u largua nga kryeqyteti, atje ku u zhvilluan edhe ndeshjet. Kjo për arsyen e vetme se sot Skënderbeu do të luajë sërish.
Në të tretën ditë radhazi Skënderbeu do të luajë po ndeshjen e tretë, këtë herë ndaj Barleti Volej. Ky takim vlen për Kupën e Shqipërisë dhe është ndeshje e cila do të startojë në orën 17:30.
Vetëm pas ndeshjes së sotme Skënderbeu do të kthehet në shtëpi.
Suksese sot, vajzave të Skënderbeut!
















