VOLEJ FEMRA / Pogradecaret prekin “historinë”, janë në katërshe...
- Mar 29, 2025
- 1 min read
Ka përfunduar edhe faza e dytë në volejboll për femra. Ekipi surprizë është ai i Pogradecit, i cili, pas përfundimit të dy fazave të kampionatit, është renditur në vendin e katërt, duke siguruar kështu kalimin në fazën e "play-off'-it. Një rivalitet i fortë deri në ndeshjet e fundit, por që ka përfunduar në favor të vajzave të trajnerit Besnik Lisha.
Tani fillon edhe faza finale për të përcaktuar ekipin kampion të këtij sezoni. Sipas formulës të përcaktuar nga ana e federatës, dy ekipet e para, Skënderbeu dhe Tirana, do të kenë pushim ndërkohë që katër ekipet e tjera do të ndeshen për të përcaktuar se kush janë dy ekipet që do të formojnë katërshet.
Sipas kësaj renditjeje, do të luhet Partizani me Teutën dhe Pogradeci me Dinamon. Janë tre ndeshje për çdo çift, por që për të kaluar më tej duhet të fitosh dy ndeshje. Kështu, emocionet vazhdojnë dhe të gjithë shpresojnë se Pogradeci do të arrijë të tregojë një histori të vetën sportive, që mund të jetë mes ekipeve më të mira të këtij sezoni dhe, pse jo, edhe për titullin e kampionit.
“KORÇA BOOM”

















