top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci inaguron me fitore pallatin e ri të sportit!

  • Mar 17, 2024
  • 1 min read

Dy ditë më parë Pogradeci në volejboll për femra kishte një event jo të vogël, pasi luajti ndeshjen e parë në shtëpi. Themi ndeshjen e parë në shtëpi, pasi Pogradeci që po surprizon u kthye të luajë në pallatin e ri të sportit “Arefi Berberi” përballë tifozërisë së vet.

Dhe, Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Lushnjës dhe nga një kategori më poshtë po bëhet protagonist në superligë.

Bravo vajzave dhe trajneres Mimoza Shahu!

Më poshtë po sjellim edhe postimin e Bashkisë së qytetit për këtë event që ndodhi në Pogradec:

“Një paraqitje spektakolare nga ekipi i volejbollit të Pogradecit për vajza, të cilat nisën shkëlqyeshëm debutimin në ambientet e reja të pallatit të sportit “Arefi Berbei”. Një fitore e merituar 3-0 përballë Lushnjës, duke u ngjitur në vendin e 4-t në superligë. Në shumë pak kohë këto sportiste po e ngjitin Pogradecin në majat e sportit. Suksese!”




 
 
bottom of page