VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nesër kërkon trofeun “Gjergj Kastrioti”. Forca vajzave bardhekuqe!
- Feb 29, 2024
- 1 min read
Liga "Gjergj Kastrioti" është gati të ngrejë siparin final nesër në qytetin e Korçës.
Këtë fundjavë, duke filluar nga dita e nesërme, në datat 1, 2 dhe 3 Mars do të luhen gjysmëfinalet dhe finalet e Ligës "Gjergj Kastrioti" 2023-2024, në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë.
Gjysmëfinalet e femrave do të luhen ditën e premte, datë 1 Mars në orën 15:00 dhe 18:00.
Gjysmëfinalet e meshkujve do të luhen ditën e shtunë, datë 2 Mars në orën 15:00 dhe 18:00.
Finalet e mëdha do të luhen ditën e diel, datë 3 Mars.
Finalja e meshkujve do të luhet në orën 15:00.
Finalja e femrave do të luhet në orën 18:00.
















