VOLEJ FEMRA: Skënderbeu në krye të grupit në Ligën “Gjergj Kastrioti”. Sot ora 12:00 ndaj Prishtinës
- Dec 10, 2023
- 1 min read
Ditën e djeshme Skënderbeu në volejboll për femra luajti ndeshjen e parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” për sezonin 2023-2024. Vajzat e Orlando Kojës fituan 3-1 ndaj skuadrës kosovare të Skënderaj, në një ndeshje ku Skënderbeu vuajti vetëm në setin e parë, por më pas i fitoi tre të tjerat dhe siguroi fitoren e parë.
Pas ndeshjes së djeshme Skënderbeu në volejboll për femra sot do të luajë ndeshjen e dytë të kësaj Lige dhe kujtojmë që skuadra korçare ndodhet në Grupin A në këtë Ligë.
Pikërisht sot në orën 12:00 në mesditë, në kryeqytet, korçaret do të kenë përballe ekipin tjetër kosovar të Prishtina ’75, kundërshtar që e mundën pak kohë më parë në Kupën Pavarësia në Kosovë.
Renditja pas ndeshjes së parë në grupin A i takon Skënderbeut në krye që me fitoren e djeshme komandon grupin.
Edhe Skënderaj, skuadra që u mposht dje nga Skënderbeu ndodhet në kuotën e 3 pikëve, por kujtojmë që ka një ndeshje më shumë së bashku me Prishtina ’75, pasi janë përballur mes tyre dhe ka fituar Skënderaj.
Po ashtu edhe Tirana ka një fitore dhe kjo është renditja provizore e këtij grupi, të cilin po e ndiqni më poshtë.
Suksese sot ndaj kosovareve të Prishtinës ’75 vajzave të Skënderbeut!
















