top of page

VOLEJ FEMRA / Skënderbeu nesër sfidon Prishtinën në Kosovë!

  • Nov 23, 2023
  • 1 min read

Nesër starton Kupa Pavarësia në kryeqytetin kosovar të Prishtinës, atje ku marrin pjesë katër ekipe, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Skënderbeu dhe Partizani janë skuadrat shqiptare, ndërkohë që Prishtina dhe Drita, janë dy ekipet kosovare që përbëjnë katërshen e kësaj Kupe.

Gjysmëfinalet e femrave startojnë nesër në orën 17:00, pikërisht me ndeshjen e parë Skënderbeu-Prishtina. Një ndeshje ku vajzat e Orlando Kojës do të kërkojnë ta fitojnë për të qenë më pas në finalen e kësaj Kupe të Pavarësisë.

Pas ndeshjes së orës 17:00, në mbrëmje në orën 20:00 Drita do të presë Partizanin në gjysmëfinalen e dytë.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të luajnë në finale. Në këtë mënyrë, Skënderbeu pas pak luan sfidën e parë dhe objektivi i vetëm i korçareve të Orlando Kojës është që të kthehet me trofeun e këtij eventi në qytetin juglindor.

Suksese vajzave të rrjetës!





 
 
bottom of page