VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu U-20 në “play-off”. Urime vajzave. Volejbolli i Yjeve në Korçë!
- Mar 31, 2024
- 1 min read
Mirdita-Skënderbeu 0-3
(5-25, 18-25, 21-25)
Volejbolli korçar duket se është rikthyer me pesë Yje. Kjo pasi pak ditë më parë ka qenë Skënderbeu i madh që mbylli në krye të kampionatit dhe tashmë pret titullin kampion, ndërkohë që sot vjen një tjetër lajm po kaq i madh.
Skënderbeu U-20 nën drejtimin e Olsi Haxhillarit ka siguruar fazën e “play-off”-it dhe këtë e ka bërë realitet ditën e sotme teksa ka mundur Mirditën 3-0 dhe tashmë do të luajë për titullin kampion. Fitorja e sotme në Mirditë ka qenë e pastër me tre sete të fituara për vajzat bardhekuqe dhe sigurisht që meritojnë një Bravo të madhe.
Një sukses ky i jashtëzakonshëm i Skënderbeut në volejboll për femra dhe tashmë në këtë fazë të fundit do të duhet të ndeshjet me Dinamon, në një finale të parakohshme.
I urojmë suksese vajzave të Skënderbeut U-20!
Tani në këtë qytet duan titullin kampion edhe te të rejat!
Volejbolli në këtë qytet është me pesë Yje dhe për këtë merritë kanë të gjithë ata që kanë punuar kaq shumë për këtë sport kaq të bukur dhe që po kthen lavdinë e dikurshme.
Urime, urime, urime!
















