VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu U-20 shpallet kampion i Shqipërisë. Urime vajza! Ja ky është Skënderbeu!
- May 7, 2024
- 1 min read
Ka përfunduar pak momente më parë ndeshja e kthimit në volejboll për femra U-20 mes Skënderbeut dhe Apolonisë me fitues vajzat e Olsi Haxhillari dhe në këtë mënyrë kjo fitore e shpall kampion të Shqipërisë.
Një sukses i padiskutueshëm, pas një pune të madhe dhe që shpërblehet me këtë trofe. Edhe një vit më parë Skënderbeu ishte kampione e Shqipërisë dhe edhe këtë sezon nuk e dorëzon trofeun, por bën që qyteti juglindor sërish të jetë krenar për këto vajza.
Fotoja e mëposhtme është pjesë e festës së Skënderbeut U-20 dhe të gjitha meritojnë fjalët më të mira.
Urime vajza!
Urime trajnerit Olsi Haxhillari!
Urime edhe tifozëve që u shpërblyen me këtë trofe!
Ja ky është Skënderbeu në volejboll për femra!
















