VOLEJ FEMRA/ Të shtunë ndeshje për të mos u humbur, Skënderbeu pret Tiranën
- Mar 26, 2024
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu e ka siguruar vendin e parë në superligën e volejbollit të femrave, të shtunë mbyllet kampionati kombëtar dhe Skënderbeu ka një ndeshje të fortë për të luajtur.
Në këtë javë të fundit të shtunë në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të gjithë tifozët do të kenë mundësi të shijojnë një ndeshje vërtet të bukur dhe me emocione, pasi vjen Tirana skuadër që Skënderbeu e ka mundur në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Skënderbeu dëshuron që ti bëjë një mbyllje dinjitoze këtij kampionati, përpara se të luajë play-off-in, prandaj dhe klubi shumësportësh “Skënderbeu” u bën thirrje tifozëve që ta mbushin plot e përplot të shtunë në orën 17:00 pallatin e sportit.
Suksese vajzave bardhekuqe!
















