top of page

VOLEJ FEMRA U-20/ Korça Volley-Skënderbeu, nesër ora 11:00 te Qyteza e Fëmijëve. Spektakli i garantuar

  • Feb 18, 2024
  • 1 min read

U-20 Korça Volley-Skënderbeu

Derbi i Volejbollit U-20, një takim për të mos u humbur pasi spetakli është i garantuar.

Një takim mjaft interesant pritet të jetë ai i ditës së hënë në volejboll për femra U-20, ku pavarësisht ditës jo të zakonshme që do të luhet dhe orarit, të gjithë ftohen për ta ndjekur.

Është një ndeshje për tu parë, pasi shpaloset volejboll i bukur dhe me rivalitet nga të dy ekipet, ku e ardhmja e volejbollit korçar dhe atij shqiptar e ka boshtin pikërisht nga këto dy ekipe, të cilat i kanë dhënë tonin volejbollit të moshave në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë në vendet e para të klasifikimit

Të dy ekipet e qytetit tonë do përballen këte javë. Ndeshja luhet te Qyteza e Fëmijëve në orën 11:00.




 
 
bottom of page