Volej femra universiteti fan s noli nesër në finale me universitetin barleti
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_4d945af28e444d4a853db65b1fb5315emv2-1.jpg Përfaqësim dinjitoz i studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” në Kampionatet Kombëtare të Sportit Universitar për vitin akademik 2023-2024.Studentët tanë dhe pedagogët që i shoqërojnë prej ditës së djeshme ndodhen në qytetin e Durrësit, ku po zhvillohet ky kampionat në të cilin Universiteti ynë përfaqësohet me ekipin e volejbollit-vajza dhe ekipin e futbollit-djem.Pas përballjeve të zhvilluara ditën e sotme kemi këto rezultate:Universiteti “Fan S. Noli” – Universiteti Europian i Tiranës: 2-0 (25-4, 25-4)Universiteti “Fan S. Noli” – Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan: 2-0 (25-3, 25-10)Ndërkohë, nesër do të zhvillohet ndeshja finale me Universitetin “Barleti”.Dje, në ceremoninë e hapjes, z.Besnik Veliu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, e cila organizoi këtë veprimtari sportive u uroi mirëseardhjen të gjithë ekipeve finaliste.Suksese dhe fitore për studentët e Universitetit “Fan S. Noli”!















