top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu e nis mbarë 2025-ën. Fiton në Durrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 2 min read

Teuta-Skënderbeu 0-3

(19-25, 18-25, 17-25)

Një fitore më shumë se të lehtë ka arritur Skënderbeu sot në volejboll për meshkuj në startin e fazës së dytë të kampionatit kombëtar. 0-3 ka fituar Skënderbeu në Durrës në ndeshjen hapëse, fitore e cila u konfirmua në 1 orë ndeshje.

Që në startin e setit të parë është Skënderbeu që kryeson 0-4 dhe më pas 4-7. Teuta përpiqet të afrohet në 11-13, por bardhekuqtë thellojnë diferencën në 14-19 dhe e kanë më të lehtë në vazhdim, teksa 15-21, 16-23 dhe në fund të setit 19-25 dhe 0-1 me sete për Skënderbeun.

Edhe seti i dytë i ndeshjes nis 2-4 po për Skënderbeun. Teuta barazon në 6-6, por vetëm kaq, pasi bardhekuqtë thellojnë në 8-14. Më tej 11-19 shifra të thella dhe që krijojnë supermacinë e Skënderbeut, pasi 14-20 dhe në fund 18-25, një fitore e thellë në këtë set dhe 0-2 me sete për Skënderbeun.

Seti i tretë i takimit ndryshe nga dy të parët fillon me avantazhin 5-3 të Teutës dhe barazimi i Skënderbeut do të vinte në momentin kur tabela shënon 10-10. Menjëherë 10-14 për Skënderbeun. 12-16, 14-18 dhe 17-21 për Skënderbeun. Katër pikë radhazi për juglindorët dhe përfundimisht ky set mbyllet 17-25 dhe 0-3 për Skënderbeun.

Një fitore më shumë se e lehtë për Skënderbeun në Durrës, duke konfirmuar formën e mirë të bardhekuqve dhe një start perfekt të fazës së dytë.

Suksese djemve të rrjetës!

Një fitore më shumë se të lehtë ka arritur Skënderbeu sot në volejboll për meshkuj në startin e fazës së dytë të kampionatit kombëtar. 0-3 ka fituar Skënderbeu në Durrës në ndeshjen hapëse, fitore e cila u konfirmua në 1 orë ndeshje.

Që në startin e setit të parë është Skënderbeu që kryeson 0-4 dhe më pas 4-7. Teuta përpiqet të afrohet në 11-13, por bardhekuqtë thellojnë diferencën në 14-19 dhe e kanë më të lehtë në vazhdim, teksa 15-21, 16-23 dhe në fund të setit 19-25 dhe 0-1 me sete për Skënderbeun.

Edhe seti i dytë i ndeshjes nis 2-4 po për Skënderbeun. Teuta barazon në 6-6, por vetëm kaq, pasi bardhekuqtë thellojnë në 8-14. Më tej 11-19 shifra të thella dhe që krijojnë supermacinë e Skënderbeut, pasi 14-20 dhe në fund 18-25, një fitore e thellë në këtë set dhe 0-2 me sete për Skënderbeun.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page