top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon 3-0 Vllazninë

  • Jan 21, 2025
  • 2 min read

Skënderbeu-Vllaznia 3-0

(25-22, 25-16, 25-23)

Skënderbeu në volejboll për meshkuj është rikthyer menjëherë te fitorja pas humbjes 3-2 të një javë më parë në kryeqytet ndaj Tiranës. Sot bardhekuqtë mundën Vllazninë me rezultatin 3-0, në një ndeshje që nuk pati histori nga fillimi në fundin e saj, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.  

Seti i parë i ndeshjes nisi menjëherë vrullshëm 4-0 për vendasit. 6-2 dhe më pas 11-5 është edhe diferenca e pikëve që u jep qetësi korçarëve të trajnerit Arben Prifti. 13-9, 15-11, 20-16 janë disa nga rezultatet e këtij seti, ndërkohë që seti i parë mbyllet 25-22 dhe 1-0.

Seti i dytë ndryshe nga i pari fillon me avantazhin e miqve 2-4 dhe këtu zgjohet Skënderbeu që përmbys rezultatin dhe shifrat shënojnë në 9-5. Këtu nuk lëshojnë më bardhekuqtë që kryesojnë 15-9, 19-11, 22-14 dhe mbyllin këtë set 25-16 duke çuar rezultatin në 2-0.

Seti i tretë dhe i fundit i ndeshjes nis sërish mirë për Skënderbeun që kryeson 5-1 dhe edhe më pas vazhdon bindshëm 10-6, por është Vllaznia që kundërpërgjigjet duke barazuar rezultatin pas shumë pikësh në 13-13. Shkodranët, madje në disa momente kryesojnë 16-18, 20-21 dhe këtu është Skënderbeu që kundërpërgjigjet duke kthyer pikët në fund 25-23 dhe duke fituar pastër në sete 3-0.

Një fitore e bukur dhe që tregon se Skënderbeu do të jetë rival i denjë, pse jo edhe për titullin kampion, pavarësisht se fitorja e sotme ishte e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Skënderbeu men’s volleyball team immediately returned to victory after a 3-2 loss last week in the capital against Tirana. Today, the red and whites defeated Vllaznia with a score of 3-0 in a match that had no history from start to finish, valid for the Albanian Cup. The first set of the match started energetically with a 4-0 lead for the home team. Scores of 6-2 and then 11-5 established a comfortable lead for the Korça team coached by Arben Prifti. Key moments in this set included scores of 13-9, 15-11, and 20-16, before the first set concluded at 25-22, giving Skënderbeu a 1-0 lead.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page