VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
- Oct 5, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/462077844_523489903800128_1168455980944636342_n.jpg
Elbasani – Skënderbeu 0-3
Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur ditën e sotme me një tjetër fitore të pastër dhe spektakolare, duke mposhtur Elbasanin brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, ndeshje e cila u zhvillua sot në orën 17:00.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan në javën e katërt të superligës, Skënderbeu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë vendasit, në një ndeshje që u komandua në të tre setet nga bardhekuqtë e rrjetës.
Në katër javë Skënderbeu ka 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë përkohësisht, ndërkohë që objektivat këtë sezon janë madhorë për skuadrën e Arben Priftit.
Suksese Skënderbeut në volejboll për meshkuj!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















