top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu drejt finales U-21

  • Apr 27, 2024
  • 1 min read

Sot, në orën 14:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” do të luhet një ndeshje vendimtare për ekipin e të rinjve në volejboll për meshkuj. Kjo është ndeshja e dytë e kthimit të gjysmëfinales për këtë kategori.

Skënderbeu ka mundur Partizanin në ndeshjen e parë në kryeqytet dhe tani duhet të marrë edhe këtë fitore që të jetë në finalen e madhe për titullin kampion.

Kështu të gjithë duhet të mbështesim këtë ekip sot në orën 14:00 në pallatin e sportit.

Forca djema! Mund t'ia dilni!




 
 
bottom of page