top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Sot, ora 16:00 faza e para/play-off-it. Skënderbeu transfertë të vështirë në Tiranë

  • Apr 3, 2024
  • 1 min read

Sot startojnë ndeshjet e para/play-off-it në volejboll për meshkuj dhe erdhi dita që Skënderbeu të luajë ndeshjen e parë të kësaj faze.

Në orën 16:00 të ditës së sotme Skënderbeu luan ndeshjen e parë në kryeqytet ndaj Tiranës. Në Farkë është planifikuar të luhet ndeshja e parë, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet 3 ditë më vonë dhe pikërisht më 6 prill në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Tirana është më e avantazhuar pasi luan ndeshjen e parë në shtëpi dhe më pas do të udhëtojë drejt qytetit juglindor.

Nëse Skënderbeu do të fitojë ndaj Tiranës 3 ditë më vonë, atëherë do të luhet edhe një ndeshje tjetër në Tiranë për të shpallur skuadrën që do të kalojë më tej.

Më poshtë gjeni dy ndeshjet e sotme të fazës së para/play-off-it dhe ne ju urojmë suksese djemve të Skënderbeut në ndeshjen e pas pak orëve në Tiranë.





 
 
bottom of page