top of page

VOLEJ MESHKUJ U-21/ Skënderbeu mundet nga Partizani, renditet në vendin e 4-t

  • Feb 27, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për meshkuj U-21 u mund në shtëpi ndaj Partizanit me rezultatin e pastër 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 10-të.

Në fakt, Partizani është kryesues i kampionatit kombëtar në volejboll për meshkuj, teksa në 10-të ndeshje ka 10-të fitore.

Duket se të kuqtë janë dominues në këtë kampionat dhe e patën të lehtë edhe fitoren në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Pas kësaj humbjeje Skënderbeu vijon të qëndrojë në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit me 5 fitore dhe 5 humbje, pra në kuotën e 16 pikëve.

Më poshtë po sjellim rezultatet e javës së 10-të dhe renditjen pas kësaj jave.




 
 
bottom of page