VOLEJBOLL/ Konfirmohet emri i trajnerit të Skënderbeut
- May 2, 2024
- 1 min read
Skuadra korçare ka fituar titullin e kampionit në këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Orlando Koja dhe asistentit të tij Olsi Haxhillari, një dyshe që ka fituar pothuajse gjithçka në këtë sezon. Të shumta janë kupat e trofetë e ketij viti si ato të vendosura nga federata jonë, por edhe kupat dhe trofetë e fituara jashtë vendit.
Është vetë trajneri Orlando Koja që jep një vlerësim për këtë ecuri që është maksimalisht pozitive dhe duket qartë se Orlando Koja dhe Olsi Haxhillari do të jenë dy drejtuesit edhe për vitin e ardhshëm i këtij ekipi.
Orlando Koja ka shkruar: "Mirupafshim në sezonin e ri."
Pra, duket qartë se ai do të jetë trajneri i vazhdimësisë tek korçaret dhe është më se normale, një trajner që fiton gjithçka nuk mund të largohet në asnjë mënyrë. Nga sa mësohet edhe klubi shumësportësh është i kënaqur nga kjo ecuri dhe të dy palët shprehin hapur bashkëpunimin.
















