top of page

Volejboll/ Skënderbeu fiton miqësoren e dytë me liqenoret

  • Sep 4, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/458228582_17976058709743948_5452329438669885251_n.jpg

Pogradeci- Skënderbeu 0-3

(20-25, 18-25, 16-25)

Skënderbeu ka zhvilluar miqësoren e dytë me Pogradecin, ndërsa këtë herë ishin mysafire. Një ndeshje që realisht u shërbente të dy ekipeve në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Për liqenoret ka ende kohë, ndërsa duket se Skënderbeu nxiton pasi do të marrë pjesë në Kupën Federatës. Korçaret janë më të kompletuara dhe kanë deklaraur se e kanë mbyllur merkaton e tyre, ndërkohë që pogradecaret janë aktive në këtë drejtim dhe duan të paktën edhe një lojtare në pozicionin 4.

Nga ajo që është parë seti i parë ka qenë i ekulibruar dhe nuk ka pasur diferencë. Ndërkohë që dy setet e tjera ishin më të mira për korçaret, por gjithsesi ishte një ndeshje mjaft e mirë.

 
 
bottom of page