top of page

Volejboll/ Koja: Ja çfarë pres nga vajzat në Kupën Ballkanike...

  • Sep 12, 2023
  • 1 min read

Ekipi korçar javën e ardhshme do të ketë një ballafaqim ndërkombëtar ku do të jetë pjesëmarrës në Kupën Ballkanike.

Për trajnerin Orlando Koja: "Do të jetë një përvojë për këto vajza të reja. Janë ekipe të forta dhe kjo do të na shërbejë më mirë për të rritur vlerat tona. Janë ekipe shumë cilësore dhe ne do të rivalizojmë denjësisht në këtë aktivitet”.

Kështu ekipet pjesëmarrëse kanë një nivel të mirë duke filluar nga Gallatasaraj, Drita dhe Gjilani. Korçaret vijnë në këtë aktivitet pas fitimit të Kupës së Federatës dhe pritet që të shohim lojëra të mira.







 
 
bottom of page