VOLEJBOLL / Nesër starton Kupa Ballkanike. Ja ndeshja e parë e Skënderbeut…!
- Sep 18, 2023
- 1 min read
Nesër starton Kupa Ballkanike në volejboll për femra në Gjilan të Kosovës. Portali “Korça Boom” ju ka vënë në dijeni ditë pas dite në lidhje me këtë Kupë kaq të rëndësishme ku vajzat e rrjetës se Skënderbeut marrin pjesë për herë të parë.
Skënderbeu në volejboll për femra ka udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe ndodhet atje në pritje të Kupës Ballkanike, ndërkohë që nesër luan ndeshjen e parë në orën 17:00.
Skënderbeu, vendaset e Dritës, Gallatasaraj i Stambollit dhe Makropolo i Athinës, janë katër ekipet pjesëmarrëse të Kupës Ballkanike.
Skënderbeu i Orlando Kojës, nesër, në orën 17:00 luan ndeshjen e parë dhe përballë do të kenë turket e Gallatasarajit. Një ndeshje vërtet e fortë që në start për vajzat e Skënderbeut.
Suksese nesër Skënderbeut, në volejboll për femra!
Na nderoni…!
Ditët dhe oraret e ndeshjeve:
19 shtator 2023
Gallataraj - Skënderbeu Ora 17:00
Drita - Makropolo Ora 20:00
20 shtator 2023
Makropolo - Gallatasaj Ora 17:00
Drita - Skënderbeu Ora 20:00
21 shtator 2023
Skënderbeu - Makropolo Ora 17:00
Drita - Gallatasaj Ora 20:00

















