Zbardhet lista me futbollistët që nuk kaluan testin e parë tek Skënderbeu…
- Jul 9, 2024
- 1 min read
Ka qenë ndeshja test, nga ku më së fundi është mësuar se kush do të ishin futbollistët e parë që nuk do të veshin dot bluzën e ekipit të parë të Skënderbeut. Ata janë futbollistë të talentuar, por që në këtë grup nuk mund të gjenin dot minuta.
Kështu drejtuesit u kanë komunikuar vendimin se nuk do të paraqiteshin në stërvitjen e radhës me ekipin e Skënderbeut. Janë futbollistë të moshës mbi 19 vjeç në këto momente dhe kanë mbyllur ciklin me të rinjtë e Skënderbeut.
Kështu janë mësuar edhe emrat e futbollistëve dhe bëhet fjalë për: A. Beluli, M. Burimi, R. Hasaj, R. Dalipi, J. Sulçe, K. Beçka, A. Çiço.
Nga sa është mësuar janë drejtuesit e klubit që do të interesohen për këta futbollistë të sistemohen në ekipe të tjera dhe në bazë të performancës do të jenë një kontigjent për ekipin e Skënderbeut në vazhdimësi.
















