Zhvillohet në mjediset e Prefekturës takimi i tretë i Komitetit Pilotues
- Korca Boom
- Jan 15
- 2 min read
Prefekti Nertil Jole:
“Zhvilluam sot në mjediset e Prefekturës takimin e tretë të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qëndrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, z. Jérôme Lebars, i atashuar në institucionin e Prefekturës, për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Rama që u mirëprit nga Presidenti Macron, në vizitën e tij në vendin tonë.
Kënaqësi të prisja përsëri në zyrë z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.
Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit po mbështet ekspertin francez dhe asiston nga afër procesin, duke siguruar ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.
Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin këtë shkollë për arsimin e tyre të mesëm, duke i krijuar vetes mundësinë edhe për studime universitare në Francë.”
Prefect Nertil Jole:
“Today, we held the third meeting of the Steering Committee for cooperation between central and local institutions with the French government expert, Mr. Jérôme Lebars, who is attached to the Prefecture to work on the project for the opening of the French Lyceum in Korçë. This initiative was proposed by Prime Minister Rama and warmly welcomed by President Macron during his visit to our country.
It was a pleasure to once again host Mr. Pierre Raynaud, the Advisor for Cooperation and Culture at the French Embassy in Albania.
To fulfill the task assigned by the Prime Minister, the Prefecture is supporting the French expert and closely assisting the process by ensuring the help and cooperation of institutions at both central and local levels.”
“KORÇA BOOM”


















